Shërbime

IT Outsourcing është zgjidhja e duhur për cdo kompani e cila është e interesuar për tu bërë më eficiente duke ulur kostot dhe duke patur akses në zgjdhje të teknologjisë së fundit, pa qënë e nevojshme krijimi i një departamenti IT. IkubINFO ofron shërbime në fushen e IT Outsourcing duke vënë dispozincion ekspertët më të mirë të fushës.

Zhvilluesit tanë kanë shumë vite eksperiencë në zhvillim aplikimesh web, mobile dhe desktop. Ne ofrojmë zgjidhjen më të mirë bazuar ne kërkesat e klientit duke përdorur eksperiencën tonë në sektorin publik dhe privat ne tregun shqipëtar dhe të huaj. ikubINFO është një kompani e specializuar ne ndërtimin e sistemeve bazuar ne kërkesat e klientit, jemi të mësuar te punojmë nën presionin e kohës dhe ne projekte komplekse, te cilët kërkojnë implikimin e nje numri te madh njerëzish.

Për të ruajtur fuksionalitetin dhe efieciencën e sistemeve, ikubINFO ofron një gamë të plotë shërbimesh në mirëmbajtje për ta mbajtur sistemin të përditësuar në cdo moment. Shërbimet e mirëmbajtjes garantojnë funksionimin eficient 24/7 të të gjithë sistemeve të ndërtuara nga kompania jonë. ikubINFO ka ngritur një ekip të dedikuar për mirëmbajtjen e sistemve, i cili i vjen në ndihmë përdoruesve me asistencë teknike.

Eficienca e menaxhimit të të dhënave gjeohapsinore është bërë gjithmonë më e rëndësishme në kuadrin e kompanive private dhe institucioneve shtetërore. Ekipi i GIS ofron të gjithë gamën e shërbimeve:
• Programim dhe zhvillim i aplikimeve GIS;
• Informacion dixhital për harta topografike të Shqipërisë;
• Prodhim informacioni dixhital;
• Transformime sistemesh koordinative për të dhëna dixhitale;
• Prodhim hartash të cdo tematike;
• Krijim dhe manaxhim modele dixhitale të terrenit (DEM);
• Analiza modelesh 3D;
• Strukturim dhe krijim i bazave të të dhënave hapsinore;
• Zhvillim analizash për të dhënat hapsinore dhe jo-hapsinore
• Konsulencë

Shërbimet e integrimit i vijnë në ndihmë kompanive të ndërtojnë një arkitekturë IT, e cila është në gjëndje të integrojë procese nga aplikime të ndryshme në kohë reale, duke vazhduar proceset e biznesit në back-end. ikubINFO ka shume vite eksperiencë në integrimin e sistemeve të ndrsyshme, aplikimeve dhe platformave. Ekipi jone vendos në dispozicion të klientëve ekspertët e saj për te ndërtuar nje zgjidhje sa më eficiente dhe bazuar neë praktikat më bashkëkohore. Mënyra jonë e të punuarit, ka mundësuar të realizojme projekte të permasave të mëdha, nga konceptimi neë implemetim, në sektorin publik dhe atë privat. ikubINFO ofron shërbimet e integrimit bazuar në teknologjitë e Microsoft (BizTalk) nëpërmjet platformave ESB (Enterprise Service Bus).

Sistemi elektronik i menaxhimit të dokumentave, rekordeve dhe protokollit ka për qëllim të ofrojë një platformë të unifikuar për menaxhimin dhe organizimin e arkivës, punës dhe materialeve që shkëmbehen dhe kontrollohen gjatë aktivitetit të përditshëm të punës. Sistemi është ndërtuar në mënyre të tillë që të jetë i përshtatshëm me një gamë sa më të gjerë procesesh pune, të cilat mund të ndërtohen sipas nevojave specifike. Sistemi përfshin funksionalitete të shumta, ndër të cilat:
• Protokollimi i dokumentave në letër
• Protokollimi i dokumentave elektronikë
• Menaxhimi i rekordeve dhe arkivës dixhitale
• Menaxhimi i arkivës fizike
• Menaxhimi i regjistrit të protokollit
• Menaxhimi i proceseve të punës
• Menaxhimi i dokumentave elektronike
• Transformimi i dokumentave në rekorde
• Menaxhimi i institucioneve dhe zyrave
• Auditim i veprimeve
• Kontroll i aksesit dhe të drejtave
• Raporte,etj…
ikubINFO ofron zgjidhjet EDRMS ne dy teknologji te ndryshme: SharePoint dhe Oracle(Nuxeo)

ikubINFO është partneri juaj ideal në konceptimin dhe implementimin e zgjidhjeve të portaleve web. Ne jemi të specializuar të ndërtojmë portale web duke përdorur teknologji të ndryshme:
• SharePoint
• Web Assembler
• .NET
• Java
Specialistët tanë kanë njohuri të thella në kuptimin dhe analizimin e proceseve të biznesit, nevojave të përdoruesve, teklonolgjive më të fundit, platformave të ndryshme të portalve dhe karakteristikave të portaleve të ndrsyhme. Portalet e ndërtuara nga kompania ikubINFO janë ne shërbim të qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve publike 24/7. Specialistët e portaleve web të kompanisë ikubINFO, punojnë sëbashku me klientin gjatë të gjitha fazave të zhvillimit të portalit web: nga faza e implementimit, dizenjmit, konfigurimit, testimit, trajnimit të përdoruesve dhe mirëmbajtjes së vazhdueshme.

Programi “Akademia ikubINFO" është një program formimi 3-6 mujor për studentë, përmes të cilit kompania ikubINFO synon zhvillimin e aftësive programuese të kandidatëve në metodologjitë dhe teknologjitë që përbëjnë state-of-the-art të industrisë botërore të zhvillimit të software dhe më pas punësimin e tyre. Shoqëria ka vene në dispozicion të studentëve ekspertizën e specialistëve të saj më të mirë për udhëheqjen e procesit të zhvillimit profesional, mjediset e studimit dhe të gjitha materialet e nevojshme për formimin përkatës. Studentët do të kenë mundësi të punojnë në grup për zgjidhjen e detyrave konkrete dhe çertifikimin në teknologjitë Microsoft dhe JAVA.